Aktori Rupert Grint ka folur në një intervistë mbi përvojën e tij ku ka luajtur Ron Weasley në serinë e famshme të ‘’Harry Potter’’ për më shumë se një dekadë, dhe se si ai donte një pushim “për të reflektuar mbi gjithçka”.
Ylli britanik, i cili luajti Ron nga mosha 11 deri në 22 vjeç, foli gjerësisht për ekskluzivitetin i cili do të përcaktonte karrierën e tij, ku u përfshinë tetë filma të bazuar në serinë e romaneve fantazi të autores JK Rowling.
Ishte mjaft mbytëse. Doja një pushim, për të reflektuar për gjithçka, por mendoj se kemi përfunduar në kohën e duhur. Nëse do të vazhdonim, mund të kishte shkuar drejt greminës”, shtoi ai. Aktori 34-vjeçar tha edhe sot nëse dikush e quan Ron, ai përgjigjet. “Është emri im i dytë.”
Vitin e kaluar, kasti i “Harry Potter” u ribashkua për “Harry Potter 20th Anniversary: Return to Hogwarts”, të cilin Grint e përshkroi si një “mundësi të mirë” për të parë prapa.