Janë zbardhur emrat dhe indentiteti pasagjerëve të lënduar pas aksidentit të autobusit me targa shqiptare në Kroaci.
Siç raptojnë dhe mediat kroate, në aksidentin tragjik një shqiptar humbi jetën dhe 9 të tjerë u plagosën. Mes personave të identifikuar janë një prej shoferëve, Adem Rexha, që mbeti i plagosur si dhe dy pasagjerët Armand Shaba dhe Ylli Muça.
Ndërkohë, personat e plagosur po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin.
Unioni Shqiptar në Kroaci, Bashkësia Shqiptare e Prefekturës së Karlovacit, Shoqata e Luftëtarëve Shqiptarë të Luftës atdhetare në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë kanë dhënë detaje rreth të plagosurve, ku kanë identifikuar shoferin dhe dy shqiptarë të tjetër.
Njoftimi Unionit të Shqiptarëve në Kroaci:
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kroaci ku një autobus me targa shqiptare është përmbysur dhe raportohet për disa të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në autostradën A1 ndërmjet kryqëzimit Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit.Personat e lënduar po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin. Unioni Shqipëtar në Kroaci, Bashkësia Shqiptare e Prefekturës së Karlovacit, Shoqata e Luftëtarëve Shqiptarë të Luftës atdhetare në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë po e percjellin ngjarjen prej afër, po gjinden pranë personave të lënduar nëpër spitale dhe janë në dispozicion të të lenduarëve në çdo moment.