Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Elbasan. Uniformat blu bëjnë me dije se 5 persona ndiqnin njëri-tjetrin me dy automjete për shkak të një konflikti të mëparshëm. Pas përplasjes, policia ka mundur të arrestojë dy persona dhe tre të tjerë të shpallur në kërkim.
Bëhet fjalë për shtetasit: E. C., 39 vjeç dhe G. D., 23 vjeç, të arrestuar si dhe M. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe S. S., 28 vjeç dhe B. S., 31 vjeç, të dy banues në Pogradec, në kërkim.
Burime bëjnë me dije se të pestë personat, si shkak i një zënke të mëparshme në Pogradec, kanë ndjekur njëri-tjetrin me 2 automjete në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, i kanë përplasur qëllimisht këto automjete, me njëra-tjetrën, duke shkaktuar për pasojë, vetëm dëme materiale.
Njoftimi i Policisë:
Ndërhyrja në kohë e Policisë së Elbasanit, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti midis 5 shtetasve.
about:blank Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, sapo kanë marrë njoftim se në hyrje të Elbasanit, disa shtetas ndiqnin njëri-tjetrin, me 2 automjetet që drejtonin, për shkak të një koflikti të mëparshëm midis tyre, kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti dhe për nxjerrjen para përgjegjësisë penale të shtetasve të përfshirë në të.
Për këtë rast specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit E. C., 39 vjeç dhe G. D., 23 vjeç, të dy banues në Pogradec, si dhe shpallën në kërkim shtetasit M. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe S. S., 28 vjeç dhe B. S., 31 vjeç, të dy banues në Pogradec, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”, të kryera në bashkëpunim
Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 5 shtetas, për shkak të një konflikti të mëparshëm midis tyre, në Pogradec, kanë ndjekur njëri-tjetrin me 2 automjetet që drejtonin dhe në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, i kanë përplasur qëllimisht këto automjete, me njëra-tjetrën, duke shkaktuar për pasojë, vetëm dëme materiale. Pas ngjarjes, 3 shtetasit e shpallur në kërkim kanë mundur të largohen, pasi janë marrë me automjet nga një shtetas ende i paidentifikuar.
about:blank Vijon puna me qëllim identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë konflikt.