Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Vlorës. Nga raportimet e para mësohet se një automjet ka përplasur një të mitur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë teatrit “Petro Marko” teksa makina ka përplasur një djalë 14-vjeçar.
Raportohet se ky i fundit është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.