Një aksident i frikshëm ka ndodhur rreth orës 11:00, ditën e sotme, urbani i linjës së Unazës është përplasur me 8 automjete të tjera, duke shkaktuar të lënduar dhe kaos .
Të tjera detaje janë zbardhur në në lidhje me aksidentin e 8-fshishtë në mes të Tiranës, ku për pasojë kanë mbetur disa persona të lënduar.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë 8 automjete, si edhe autobusi i linjës së unazës. Mësohet se 3 persona kanë pësar lëndime të rënda dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, ndërsa disa të tjerë kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në vendin e ngjarjes dhe më pas janë larguar në banesat e tyre.
Referuar hetimeve paraprake, ka dyshime se aksidenti ka ndodhur sapo autobusi ka tentuar që të hyjë në korsinë tjetër, dhe për pasojë një automjet i ka prerë rrugën. Fill pas këtij episodi ka ndodhur edhe përplasja e madhe mes disa mjeteve.
Në një deklaratë për mediat shefi i Policisë Rrugore, Taulant Gjoka dyshon se shkak i këtij aksidenti mund të jetë bërë tejkalimi i normave të shpejtësisë, por ende nuk kanë përfunduar hetimet. Drejtuesit e automjeteve do të bëjnë teksin e alkoolit si dhe substancave narkotike, për të gjetur dhe verdiktin përfundimtar të aksidentit.