fbpx
E premte, 6 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Aksidentet rriten me 40% në qershor, shtohen me 48% edhe të dëmtuarit

Tirana Press by Tirana Press
29/07/24 - 11:49
in Sociale
A A
Aksidentet rriten me 40% në qershor, shtohen me 48% edhe të dëmtuarit
16
VIEWS

 Fillimi i sezonit të verës dhe shtimi i trafikut në rrugë është shoqëruar dhe me më shumë përplasje të automjeteve dhe të dëmtuarve prej tyre.

Muaji qershor ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të aksidenteve në vend, sipas të dhënave të INSTAT. Nga 101 aksidente në qershor 2023, në të njëjtin muaj të këtij viti u shënuan 141 të tilla, ose rreth 40% më shumë.

Në rritje të ndjeshme ishte dhe numri i të aksidentuarve. INSTAT referoi se kishte gjithsej 195 të dëmtuar në qershor (të vrarë dhe të plagosur), nga 132 në të njëjtën periudhë të një viti më parë, me rritje prej 48%.

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

Për 6 muajt e parë të vitit, në vend ndodhën 767 aksidente, me një rritje prej 46.3% në krahasim me janar-qershor të një viti më parë. Në të njëjtën linjë janë rritur dhe të dëmtuarit.

Janë mbi një mijë persona që kanë pësuar një dëmtim nga aksidentet rugore në 6 muajt e parë të vitit, ose rreth 45% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin Qershor 2024 numërohen 141 aksidente rrugore, nga të cilët 195 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). Instat referon se të dhënat e publikuara janë paraprake dhe subjekt përditësimi.

Gjatë gjashtëmujorit të parë 2024 vdekshmëria në aksidente rrugore është 9,8 për 100 aksidente, nga 17,0 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore, në 92,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-mosha 0-24 vjeç dhe 60+ vjeç, duke zënë secila nga 21,3 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin Qershor 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Premte me 17,7 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Mërkurë, me 9,2 %.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00-12:00, duke zënë 18,4 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej, referon INSTAT./Monitor 

Tags: Aksidentesezoni verorte demtuarte dhena

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës
Sociale

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

09/09/24 - 08:27
9
Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh
Sociale

Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh

31/08/24 - 08:07
11
Grida Duma analizon gjuhën e Metës ndaj SPAK: S’ka ndodhur kurrë…
Shqipëria

Rrëfimi i rrallë i Grida Dumës: Ju tregoj rrëzimin tim, mendimi i parë pasi…

31/08/24 - 08:02
11
Next Post
Nuk ndalet Akil Gjakova, kalon në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike

Nuk ndalet Akil Gjakova, kalon në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.