Aksident në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00. Mësohet se automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasen me inicialet E. Ç., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi E. B., rreth 62 vjeç.
“Rreth orës 08:00 në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasen E. Ç., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi E. B., rreth 62 vjeç.
s
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi E. B., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”., sqaron policia.