Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Levan-Tepelenë.
Një mjet tip “Ford” që drejtohej nga një vajzë rreth 30 vjeç ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë jashtë rruge.
Në vendgjarje kanë mbërritur policia dhe autoambulanca që e kanë shoqëruar drejtuesen e mjetit për në Spitalin e Fierit.
Vajza udhëtonte e vetme dhe shkak dyshohet përgjumja ose përdorimi i telefonit.