Një aksident është regjistruar para pak minutash në unazën e qytetit të Pogradecit.
Gazetarja Lorena Kodra raporton se në aksident janë përfshirë 3 mjete, dy mjete në qarkullim dhe një tjetër i parkuar.
Mësohet se nga aksidenti janë regjistruar dëme të shumta materiale por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po merret me shkaqet e aksidentit.