Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vorë, me pasojë vdekjen e një personi. Sipas informacioneve paraprake, një 64-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë është përplasur dhe ka humbur jetën nga plagët e rënda.
Deri më tani dyshohet se shkak për aksidentin e rëndë ka qenë pagjumësia.
Njoftimi:
Më datë 18.01.2024, në rrugën e fshatit Muçaj, shtetasi A. A., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, dyshohet për shkak të pagjumësisë, ose problemeve shëndetësore, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.