Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në autostradën Levan – Tepelenë, pranë zonës së Kafarajt.
Sipas burimeve mediatike, një shofer ka humbur jetën pasi automjeti i tij tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka marrë goditje fatale. Në vendngjarje kanë mbërritur grupi i ekspertëve dhe qarkullimit rrugor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Përveç kësaj, një automjet zjarrfikës ka shkuar për të pastruar rrugën pas përfundimit të ekspertizës, duke bërë të mundur lehtësimin e qarkullimit të automjeteve në këtë aks rrugor.