Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Krujë, pranë fshatit Kameras.
Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, Dashamir Tusha 57- vjeç dhe Eljon Tusha 9-vjeç babë e bir.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia e madhe dhe një parakalim i gabuar.