Gjatë njërit prej koncerteve të saj në Las Vegas, këngëtarja ka shpërthyer në lot kur ka parë veprimin që një burrë ka bërë për bashkëshorten e tij.
Ndërsa Adele ecte nëpër turmë, duke performuar këngën e saj të suksesshme të vitit 2015 “When Were Young”, një burrë i moshuar në pjesën e përparme mund të shihet duke mbajtur telefonin drejtuar nga këngëtarja një foto të gruas të tij të ndjerë, gjë që mund të shihet në një video të postuar në TikTok.
Ndërsa këngëtarja britanike 34-vjeçare ishte në skenë duke kënduar këngën e saj të vitit 2011 “Someone Like You”, ajo ndërpreukoncertin dhe iu drejtua publikisht burrit, duke ia dedikuar këngën.
‘’Kur po ecja në mes të turmës, pashë diçka që do të doja ta shihnit edhe ju. Pashë një burrë, i cili është atje, duke mbajtur në telefon foton e gruas të tij. Arrita ta kuptoja vetëm në momentin që hipa në skenë, atë ç’ka ai po mundohej të bënte. Më vjen shumë keq për humbjen tuaj’’ tha këngëtarja mes lotëve.