32-vjeçari shqiptar, Roan Brahimi, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 9 majit në Athinë, dyshohet të jetë vrarë për larje hesapesh në Shqipëri, deklaron policia greke.
Brahimi ishte i njohur për autoritetet shqiptare, pasi bënte pjesë në një grup kriminal dhe më parë ishte arrestuar për vjedhje.
Mediet greke shkruajnë se 32-vjeçari së fundmi kishte frikë për jetën dhe fshihej në Dubai, por ndodhej në Greqi për Pashkët. Më herët u zbulua se Brahimi bënte jetë të dyfishtë pasi kishte familje në Shqipëri dhe gjithashtu kishte grua e fëmijë në Greqi.