fbpx
E hënë, 23 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

50-vjeçari rrëfen si ndodhi vrasja e kunatit: Po i bërtisja me përdhunove fëmijën dhe ai qeshte

Tirana Press by Tirana Press
16/01/24 - 10:45
in Kronikë
A A
50-vjeçari rrëfen si ndodhi vrasja e kunatit: Po i bërtisja me përdhunove fëmijën dhe ai qeshte
4
VIEWS

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë e cila u regjistrua pak ditë më parë në Greqi ku 50-vjeçari shqipar, Fatmir Tarellari vrau me armë kunatin dhe përdhunuesin e vajzës së tij, Erjon Pelivani. Tarellari ishte shprehur në gjykatë se ai i kishte kërkuar sqarim për përdhunimet ndërsa ka shtuar se Pelivani po tallej dhe po qeshte.

“Po bërtisja sepse më përdhunove fëmijën dhe ai po tallej me mua. Po e futa në shtëpinë time, po e ndihmoja financiarisht dhe ai më shkatërroi fëmijën dhe jetën tonë,” u shpreh 50-vjeçari.

Më tej para gjykatës Tarellari u shpreh se rrëfimin nga vajza e kishte dëgjuar pasi i kishte kërkuar shpjegim se përsë nuk kishte paguar qeranë e banesës ku jetonte pasi 50-vjeçari i kishte dërguar para. Ai më tej ka insistuar duke i kërkuar asaj se ku i kishte shpenzuar paratë.

Lexo mëShumë

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim

Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!

Në bisedën mes babait dhe vajzës, nga 18-vjeçarja u zbulua se paratë ia kishte marrë një person që e kishte abuzuar dhe përdhunuar seksualisht në të kaluarën dhe tani e kërcënonte se nëse nuk ia jepte paratë do t’i zbulonte familjes dhe gjithë botës foto që kishte në posedim. Pa i zbuluar 18-vjeçarja personin që e ka dhunuar dhe shantazhuar, 50-vjeçari mbështeti vajzën e tij dhe i qëndroi në krah ndërkohë që kërkoi një psikolog. Ai u fiksua për të zbuluar se kush kishte abuzuar seksualisht dhe përdhunuar vajzën e tij ku më në fund vajza i zbuloi identitetin e përdhunuesit të saj.

“E kam mbështetur, e kam ndihmuar financiarisht, e kam futur në shtëpinë time dhe më ka dhunuar fëmijën. Gjendjes sime të rëndë mendore i shtua ndjenja e tradhtisë,” shtoi 50-vjeçari sipas mediave greke.

Në pamundësi për të menaxhuar atë që po ndodhte, ai u largua nga Volos për t’u rikthyer në Argalasti. Atje ai nuk pushoi dot dhe donte t’i kërkonte kunatit një shpjegim. Duke ditur të kaluarën e tij të dhunshme, ai mori me vete edhe pushkën dhe u takuan në vendin ku i kishte dhënë gruaja e 50-vjeçarit. Ai nuk e telefonoi vetë 33-vjeçarin pasi nuk kanë pasur shumë kontakte, por ka vënë gruan e tij në telefon të fliste me vëllain e saj dhe i ka kërkuar që ta ndihmojë të ndryshojë gomën e makinës pranë hyrjes së Volos.

33-vjeçari ka parkuar makinën në krahun e kundërt të rrugës, e ka kaluar dhe është nisur drejt 50-vjeçarit që ndodhej në anën e kundërt të rrugës.

“Pse më dhunove dhe ma shkatërrove vajzën”, i bërtiti 50-vjeçari kur e pa. Peliani jo vetëm që nuk ka dhënë asnjë shpjegim, por përkundrazi ka buzëqeshur dhe ka vrapuar duke ndryshuar vazhdimisht drejtime si dhe ka tentuar ta sulmojë 50-vjeçin për t’i marrë armën.

Për t’u mbrojtur, 50-vjeçari ka goditur me tytën e armës 33-vjeçarin në kokë dhe gjoks dhe ai ka rënë përtokë por ai u ngrit dhe e sulmoi përsëri. Pastaj u përleshën dhe 33-vjeçari tentoi t’i hiqte karikatoren dhe më pas është tërhequr këmbëza dhe është qëlluar për vdekje. Tarellari pas ngjarjes u kthye në Volos, shkoi në shtëpinë e vajzës së tij pa treguar se çfarë kishte ndodhur dhe shkoi në zyrën e avokatit të tij dhe thirri policinë për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur ku më pas u dorëzua.

Tags: deshmiPerdhunim

Artikuj të Ndërlidhur

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim
Kronikë

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim

30/09/24 - 12:01
3
Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!
Kronikë

Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!

30/09/24 - 08:38
20
Tentoi të vrasë Durim Bamin, kush është Marklen Haka që ra në pranga në Nikël/ I dyshuar për vrasje, i mbijetoi disa atentateve
Kronikë

Tentoi të vrasë Durim Bamin, kush është Marklen Haka që ra në pranga në Nikël/ I dyshuar për vrasje, i mbijetoi disa atentateve

09/09/24 - 08:58
3
Në ’97 i vranë babanë, Elis Rroshkodoli u qëllua me 18 plumba teksa po pinte kafe
Kronikë

Në ’97 i vranë babanë, Elis Rroshkodoli u qëllua me 18 plumba teksa po pinte kafe

30/08/24 - 01:23
11
Next Post
Berisha kërkon leje për të dalë nga shtëpia: Dua të shkoj në…

Berisha kërkon leje për të dalë nga shtëpia: Dua të shkoj në...

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.