Mëngjesin e sotëm një 35-vjeçar provoi të largohej jashtë kufirit me lëndë narkotike.
Policia e ndaloi për një kontroll të detajuar automjetin e 35-vjeçarit, ku në të gjetën një sasi me lëndë të dyshuar si lëndë narkotike kokaine ku kishte 52 doza, gjithashtu edhe 7 doza të dyshuar si kanabis ku janë dërguar për verifikim.
Automjeti i tipit “Benz” është sekuestruar nga policia dhe presim detaje të tjera nga grupi hetimor.