Enea Thomarai, 29 vjeç, është në gjendje kritike për jetën pas shpërthimit të tritolit të destinuar për fqinjet e tij motrat Alda dhe Gjovana Nikolli të tij në Elbasan.
Thomarai ndodhet në gjendje kome, me dëmtime të rënda në kokë që mjekët i cilësojnë si shumë të rënda. “Fraktura e bazës së kafkës është një dëmtim shumë i rëndë, shpesh fatal,” deklaruan mjekët.
Ngjarja ndodhi kur shpërthimi në derën e banesës së motrave Nikolli shkatërroi derën e shtëpisë së Thomarai, në të cilën ai po kalonte në ato momente, duke bërë që t’i binte sipër.
Babai i tij, me lot në sy, tha se i biri mbeti i plagosur në këtë atentat, edhe pse nuk kishte asnjë lidhje me objektivin e sulmit të rëndë.
Tritoli me shënjestër motrat Nikolli dyshohet se është vënë nga Nuredin Dumani. Me të cilin Alda Nikolli dyshohet se ka patur një lidhje emocionale.