21- marsi njihet si Dita botërore e Sindromës Dawn, ndaj “Vëllai i Madh” u ka sjellë banorëve VIP disa vizitorë të vegjël.
Të gjithë banorët u treguan të kujdes’shëm e të dashur me ta, por ai që ra në sy më shumë ishte këngëtari Luiz Ejlli.
Ejlli i ka marrë për dore fëmijët duke i treguar atyre çdo hapsirë të shtëpisë, e duke u dhuruar atyre një ditë plot dashuri pasi dhe ata janë si ne.
Nën ritmet e këngëve të ndryshme për fëmijë dhe ëmbëlsirave, e lojrave të organizuara nga “Vëllai i Madh” enkas për ta, fëmijët u argëtuan pa fund me banorët e tyre të preferuar