Dita Kombëtare e Kafshëve shtëpiake festohet çdo vit në datën 11 Prill në mbarë botën. Ku ngrihet një ‘dolli’ mbi praninë e kafshëve shtëpiake në jetën e një individi.
Edhe pse një pronar kafshësh shtëpiake feston rëndësinë kafshët shtëpiake çdo ditë, ata e marrin këtë ditë të caktuar për të shfaqur dashurinë ndaj shokëve të tyre më të mirë.
Është interesante se Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH) gjatë 10 viteve të fundit ka qenë një partner në hulumtimin që sugjeron përfitimet mendore dhe fizike të të pasurit një kafshë shtëpiake në jetën e dikujt.
Si lindi historia e Ditës Kombëtare të Kafshëve shtëpiake ?
Dita Kombëtare e kafshëve shtëpiake u themelua në vitin 2006 nga një grua e quajtur Colleen Paige.
Paige është një avokate e mirëqenies së kafshëve dhe eksperte e stilit të jetesës së kafshëve shtëpiake dhe familjes.
Kjo ditë u krijua për të nënvizuar rëndësinë e kafshëve shtëpiake në jetën e një personi dhe për të festuar gëzimin që kafshët shtëpiake sjellin në jetën tonë.
Paige gjithashtu donte të hidhte dritë mbi shumë kafshë shtëpiake dhe kafshë që presin në strehimore për t’u birësuar.
Ajo motivoi dhe inkurajoi njerëzit që të adoptonin kafshë shtëpiake nga shtëpitë e strehimit dhe organizatat e shpëtimit, në vend që të shkonin te një Pet Shop.
“Mos blini ,adoptoni!” u bë motoja e festës.
Përpjekja e Colleen Paige u njoh për herë të parë në Shtetet e Bashkuara dhe shpejt fitoi njohje ndërkombëtare.
Shumë vende duke përfshirë Britaninë e Madhe, Australinë, Zelandën e Re, Spanjën dhe Skocinë e festojnë këtë ditë.
Rëndësia e Ditës Kombëtare të Kafshëve shtëpiake:
Dita Kombëtare e Kafshëve shtëpiake festohet për të shënuar rëndësinë e kafshëve shtëpiake në jetën e njerëzve dhe përfitimet e shumta shëndetësore fizike dhe mendore që ato sjellin.
Thëniet e Ditës Kombëtare të Kafshëve shtëpiake:
“Ka një thënie. Nëse dëshironi që dikush t’ju dojë përgjithmonë, blini një qen, ushqeni dhe mbajeni pranë.” – Dik Dale
“Kafshët shtëpiake po humanizohen. Ato na kujtojnë se ne kemi një detyrim dhe përgjegjësi, për t’i mbrojtur , ushqyer dhe kujdesur për të gjithë jetën.” – James Cromëell
“Kafshët janë miq kaq të këndshëm, ata nuk bëjnë pyetje, as nuk kanë kritika.” – Xhorxh Eliot
“Qentë janë lidhja jonë me parajsën. Ata nuk e njohin të keqen, xhelozinë apo pakënaqësinë.” – Milan Kundera
“Çdo prani e jona në jetën e një kafshe e gjallëron jetën tonë dhe i shton asaj ngjyra.” – John Muir
Dhe, mos harroni: Në një botë të përsosur çdo kafshë do të kishte një shtëpi dhe çdo shtëpi do të kishte një kafshë!!