fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Zjarri në Athinë del jashtë kontrollit

Tirana Press by Tirana Press
12/08/24 - 07:00
in Rajoni
A A
Zjarri në Athinë del jashtë kontrollit
4
VIEWS

Një zjarr i madh i shpërthyer pasditen e të Dielën në verilindje të Athinës po përparon me ritme të jashtëzakonshme.

Shefi i Federatës së Zjarrfikësve, Nikos Lavranos e cilësoi situatën si “shqetësuese” pasi flakët e zjarrit të favorizuara nga era tashmë kanë dalë jashtë kontrollit duke iu drejtuar banesave, duke djegur shtëpi, biznese dhe shkolla. Rrezja e zjarrit llogaritet  prej më shumë se 30 kilometra.

Mbi 702 zjarrfikës të mbështetur nga vullnetarë, 17 avionë dhe 15 helikopterë zjarrfikës nuk kanë mundur ta venë atë ende nën kontroll. Dy automjete zjarrfikëse janë djegur ndërsa është plagosur një punonjës, ndërsa 65 persona janë shtruar në spital për shkak të probleme me asfiksimin.

Lexo mëShumë

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

Ndërkohë nga Mekanzimi Evropian i Mbrojtjes Civile janë angazhuar për shuarjen e zjarrit dhe forca nga Franca, Italia dhe Çekia.

Autoritetet greke po evakuojnë banorët e zonave pranë vatrave, fshatin Gramatiko, qytezën antike Maraton dhe atë bregdetare Nea Makri.

Greqia është në alarm të kuq deri të Enjten, nga rreziku i lartë i zjarreve në gjithë vendin, teksa i nxehti është në një nivel tepër të lartë deri në 40 gradë Celsius.

Vetëm këtë sezon janë numëruar mbi 2 mijë vatra në gjithë vendin. Me zjarre po përballet edhe Spanja.

Vatra më e madhe gjatë orëve të fundit është ajo në pyjet pranë qytezës së Korbalanit në rajonin e Aragonës, që sërish po ushqehen nga temperaturat e larta dhe erërat e fuqishme, që sipas ekspertëve janë pasojë e ngrohjes globale.

Artikuj të Ndërlidhur

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje
Rajoni

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

30/09/24 - 12:04
3
Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira
Rajoni

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

09/09/24 - 09:18
8
Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës
Politika

Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës

31/08/24 - 11:11
10
Rajoni

2-vjeçarja humb jetën pasi u rrokullis djepi ku ishte e lidhur

29/08/24 - 09:14
6
Next Post
Avokatja britanike – Paralajmërohet një valë e re emigrantësh shqiptarë që do të kalojnë Kanalin këtë verë

Vendet që humbin më shumë njerëz për shkak të emigracionit, si renditen Shqipëria dhe Kosova

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.