fbpx
E mërkurë, 4 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Zhduket miliarderi britanik, ndodhej në superjahtin që u mbyt në Itali nga stuhia

Tirana Press by Tirana Press
19/08/24 - 04:58
in Bota
A A
Zhduket miliarderi britanik, ndodhej në superjahtin që u mbyt në Itali nga stuhia
10
VIEWS

Mes personave të zhdukur pas mbytjes së superjahtit Bayesian në Palermo është edhe sipërmarrësi britanik Mike Lynch, i njohur si “Bill Gates britanik”. Lajmi u bë i ditur nga Financial Times.

Ish-CEO i kompanisë “Autonomy Corporation”, 59-vjeçari Lynch konsiderohet si një nga sipërmarrësit më të rëndësishëm në sektorin e teknologjisë. Vitet e fundit ai ka qenë i përfshirë në një betejë të gjatë ligjore që filloi në 2018 dhe përfundoi në gjykatë në San Francisko qershorin e kaluar.

I akuzuar për mashtrim në shitjen e “Autonomy Corporation”, tek HP (Heëlett-Packard), ai dyshohej se kishte fryrë të dhënat ekonomike për të përfunduar shitjen e kompanisë në avantazhin e tij. Sidoqoftë, qershorin e kaluar, të gjitha akuzat (15 akuza) ranë poshtë, duke shfajësuar plotësisht Mike Lynch.

Lexo mëShumë

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!

Miliarderi, i rritur në Essex, Lynch ka një doktoraturë në Kembrixh dhe përveçse ka themeluar “Autonomy Corporation” në mesin e viteve ’90, ai është një nga njerëzit më të rëndësishëm në skenën britanike të industrisë së teknologjisë. Në vitin 2006 ai mori titullin kalorës i Urdhrit të Perandorisë Britanike për shërbime ndaj sipërmarrjes, dy vjet më vonë ai u emërua anëtar i Akademisë Mbretërore të Inxhinierisë, shërbeu në grupin shkencor të Shoqërisë Mbretërore dhe shërbeu në komiteti shkencor për industrinë britanike të teknologjisë nën kryesinë e David Cameron.

Mike Lynch ndodhej në jahtin që u përmbyt në sicili bashkë me gruan e tij e cila arriti të shpëtonte. Superjahti, 56 metra i gjatë, u mbyt gjatë një udhëtimi nga SHBA me 22 persona në bord me kombësi kanadeze, amerikane, zelandeze, irlandeze dhe franceze-angleze.

Artikuj të Ndërlidhur

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje
Rajoni

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

30/09/24 - 12:04
3
Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!
Bota

Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!

30/09/24 - 08:37
38
Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, të paktën 12 të vrarë
Bota

Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, të paktën 12 të vrarë

30/09/24 - 08:36
3
Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira
Rajoni

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

09/09/24 - 09:18
8
Next Post
Dhunimi për vdekje i Egli Progës, nis tubimi në sheshin Skënderbej

Dhunimi për vdekje i Egli Progës, nis tubimi në sheshin Skënderbej

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.