Horoskopi i datës 16 Mars 2023
Dashi
Hëna në ditën e sotme do t’iu bëjë disi konfuzë. Jeta sentimentale e ju të dashuruarve do përmirësohet. Do jeni më afër partnerit tuaj dhe do e keni më të lehtë të komunikoni me të. Nëse jeni ende vetëm, influenca e yjeve do sjellë takime të rëndësishme dhe dashuri me shikim të parë. Shikojini me kujdes personat që do iu dalin para. Në punë mos u hallakatni me gjërat e kota, por përqendrohuni tek thelbi. Në planin financiar nuk duhet të hidhni asnjë hap të nxituar sepse do keni shumë probleme më vonë.
Demi
Jeta juaj do të pësojë disa ndryshime gjatë ditës së sotme. Mund të keni kundërshtime me ata që ju rrethojnë dhe duke e ngritur zërin mund të krijoni konflikte të forta. Situata në çift do jete e paqëndrueshme. Mundohuni të zgjidhni sa më parë mosmarrëveshjet dhe ta konsolidoni lidhjen. Vullneti juaj i mirë do të shpërblehet. Për ju beqarët do të shfaqet më në fund dashuria. Përgatituni për një ditë plot kënaqësi. Jupiteri dhe Saturni do iu sjellin shumë fat në punë. Financat do jenë të paqëndrueshme, por me pak guxim dhe këmbëngulje mund të arrini të vendosni ekuilibrin. Tentoni njëherë sepse nuk keni çfarë të humbni.
Binjakët
Sot do jeni të ngarkuar me punë saqë mund të lini pas dore disa gjëra vërtet me vlerë. Mundohuni të gjeni pak kohë e të reflektoni sepse mund të bëni gabime të pandreqshme. Ju të dashuruarit duhet të bëni më shumë përpjekje për ta kuptuar edhe me mire atë që keni në krah dhe do ia plotësoni dëshirat. Nga ana tjetër ai do iu përgatisë një surprize që as që e kishit imagjinuar ndonjëherë. Ju beqarët do keni takime pa fund. Merrini gjërat shtruar dhe njihuni sa më mire me personat që do takoni. Në punë do vazhdoni me qetësi projektin e nisur. Në planin financiar do keni fat. Gjërat do shkojnë edhe më mirë sesa ju e kishit menduar.
Gaforrja
Sot dita nuk është në favorin tuaj. Sado që t’iu ndihmojnë yjet nuk do arrini dot t’i shmangni disa probleme që ju kanë dalë kohët e fundit. Era nuk ka për të fryrë në favorin tuaj. Në jetën tuaj në çift nuk do ndodhë asgjë e veçantë që duhet shënuar, megjithatë dita do jetë e bukur dhe do ndiheni mirë pranë atij që dashuroni. Për ju beqarët ka shumë mundësi që një miqësi të kthehet në ndjenja të forta. Mos u druani aspak, por shprehini ato që ndjeni. Në punë, disa kolege do mundohen t’iu bllokojnë rrugën në mënyrë që të mos arrini ku doni. Merrni sa më shpejt masa. Pamaturia në planin financiar do iu kushtojë shtrenjtë. Ulni sa të mundni shpenzimet
Luani
Për ju sot rezervohet një dhuratë shumë e bukur nga planetet dhe keni për t’u ndier më të plotësuar se kurrë më parë. Në përgjithësi do jetë një ditë shumë e mirë si për ju të dashuruarit ashtu edhe për ju beqarët. Ju që jeni në çift do filloni projekte të përbashkëta dhe do ndiheni të lumtur në krahët e partnerit. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë. Mos lini asnjë mundësi t’iu ike nga duart. Në punë do hidhni goxha hapa para dhe do ndiheni më të sigurt në vetvete. Mos shpenzoni pa kufi nëse nuk doni që buxheti të rrënohet. Mendohuni mirë para se të ndërmerrni çdo hap.
Virgjëresha
Bëni zgjedhjet që ju duken më të arsyeshme gjatë kësaj dite dhe mos mendoni më sesi do ecin gjërat më vonë. Jetoni momentin dhe argëtohuni sa më shumë. Venusi, perëndesha e dashurisë do ju mbështesë më së shumti ju beqarët. Takimet do jenë interesante dhe personat mjaft të veçantë. Përfitoni sa të mundni. Edhe ju që jeni në çift do ia kaloni mirë dhe mirëkuptimi do të mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Në punë duhet të tregoheni vigjilentë dhe të keni pak më tepër besim tek vetja juaj. Vetëm kështu do ia dilni. Kujdes duhet të bëni në planin financiar. Mos dëgjoni këshillat e të tjerëve, por bëni atë që mendoni se është e duhura.
Peshorja
Planetët do ju bëjnë mjaft kritikë ndaj vetes gjatë kësaj dite. Do mendoni gjithë kohës se jeni ju që keni gabuar dhe nuk do ju mbushet mendja lehtësisht për të kundërtën. Venusi do iu garantojë një jetë sentimentale harmonike dhe mjaft te bukur. Do ndiheni të lumtur pranë atij që keni në krah. Ju beqarët do përballeni me surpriza të këndshme. Mos neglizhoni ftesat për takime qe do iu bëhen gjatë kësaj dite. Në punë duhet të ndërmerrni më shume iniciativa dhe të mos keni frike të provoni eksperienca të reja. Disa miq do iu japin një ndihmë të madhe. Do e keni pak të vështirë ta ekuilibroni buxhetin sot, por me pak mundim dhe maturi do ia dilni mbanë.
Akrepi
Përvoja do ju bëjë më të mençur gjatë kësaj dite. Nuk do keni më mosmarrëveshje as me kolegët dhe as me ata që keni në krah përkundrazi do e shihni me optimizëm të ardhmen. Për çiftet dita do jetë e qetë dhe shumë e mirë. Do keni edhe momente pasionante në te cilat emocionet do arrijnë kulmin. Ju beqarëve do iu duhet të bëni pak më shumë durim për të bërë për vete personin që u pëlqen. Mos hidhni hapa të nxituara gjatë kësaj dite. Në punë do ndryshoje gjithçka. Falë ndikimit të Diellit në planin financiar, fati do iu buzëqeshë. Blini ato që keni për të blerë, por mos e teproni me shpenzimet.
Shigjetari
Nëse doni që gjërat t’iu ecin më mirë mundohuni të jeni sa më të arsyeshëm sot. Këshillat e të afërme gjithashtu duhet t’i dëgjoni pasi do ju bëjnë vetëm mirë. Klima në çift do jetë pak e trazuar. Kujdes mos tregoheni shumë posesivë sepse do lindin debate dhe zënka të shumta. Mos kërkoni të jeni ju që ta komandoni tjetrin. por mundohuni të ruani barazinë. Nëse jeni beqarë nuk duhet t’i shihni personat që do takomi si objekte kënaqësie sepse do jenë të humbur. Jeta profesionale do kërkojë më shumë kohë dhe durim. Financat do jenë problematike dhe ju nuk do mund të realizoni planet që kishit bërë.
Bricjapi
Mundohuni që gjatë ditës së sotme mos të bëni shumë pyetje dhe të mos kërkoni me çdo kusht të zgjidhni enigmat më të mëdha. Lëreni ndonjëherë jetën të rrjedhë ashtu si vjen. Kontradiktat nuk do mungojnë në jetën tuaj në çift. Tregohuni të matur dhe mos e teproni me ato që do thoni. Një fjalë e gabuar mund ta lëndojë thellësisht partnerin. Yjet do jenë në anën e ju beqarëve dhe do sjellin për ju dashuriçka të këndshme. Shfrytëzojeni sa më shumë ditën. Në punë do keni arritje marramendëse saqë as vetë nuk keni për t’i besuar. Me financat situata nuk do jetë aspak e mirë. Gjithsesi nëse merrni masa sa me parë mund t’ia dilni mbanë.
Ujori
Sot do arrini çdo gjë që dëshironi, por do jeni edhe tejet modestë. Saturni do ju nxitë të keni edhe më shumë besim tek vetja. Do merrni vendime të rëndësishme për jetën tuaj në çift dhe kjo do iu bëjë të ndiheni edhe më mirë. Personi që keni në krah do tregohet i dashur dhe i sinqertë me ju. Nëse beqarë do kaloni një ditë interesante dhe me emocione. Përfitoni nga takimet që do bëni. Në planin profesional do ketë ndërlikime të shumta. Duhet të mundoheni dyfish për të rivendosur qetësinë. Klima në planin financiar do jetë e favorshme. Mund të kryeni më në fund transaksionet që kishit menduar prej kohësh.
Peshqit
Sot do jeni shume të drejtë dhe do i gjeni gjithmonë mënyrat për të arritur atë që dëshironi. Buzëqeshja që do keni shpesh do përulë para jush edhe më krenarët. Mos ndryshoni asgjë sot në jetën tuaj sentimentale sepse do e keni të vështirë të arrini të ndërtoni serish atë që keni ndërtuar deri më sot. Ju beqarët nuk do krijojani një lidhje as gjatë kësaj dite, por gjithsesi takimet do jenë interesante dhe pas disa ditësh jeta juaj do të ndryshojë. Në punë do keni performanca të shkëlqyera dhe mund t’iu bëhet edhe një propozim i rëndësishëm. Mendohuni mirë para se të jepni çfarëdo lloj përgjigjeje. Financat do jenë të mira. Do mund të kryeni transaksione të rëndësishme dhe që do ua përmirësojnë buxhetin.