fbpx
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Vulin apel serbëve: Mos shkoni me pushime në Shqipëri

Tirana Press by Tirana Press
20/06/24 - 01:22
in Politika
A A
Vulin apel serbëve: Mos shkoni me pushime në Shqipëri
5
VIEWS

Beogradi vijon të “vlojë” edhe pse kanë kaluar 24 orë nga ndeshja e mesditës së djeshme midis Kroacisë dhe Shqipërisë. “Vëllazëria” midis dy tifozerive nga Ballkani në stadiumin Volksparkstadion ua ka prishur gjumin serbëve, të cilët akuzojnë se shqiptarët dhe kroatët kanë brohoritur thirrjen “vrite, vrite serbin” në tribuna.

Pas ankesës zyrtare të dërguar në UEFA nga Sekretari i Përgjithshëm i FSS-së, Jovan Šurbatovic ku i kërkohet qeverisë europiane të futbollit dënimi më i ashpër i mundshëm i dy vendeve, për sjelljen e dy tifozerive ka reaguar edhe zv/kryeministri serb Aleksandër Vulin.

Ai i ka kërkuar popullit serb që t’i dëgjojë mirë vargjet që sipas tij, kanë thirrur shqiptarët dhe kroatët përpara se t’i drejtohen bregdetit të këtyre vendeve për të kaluar pushimet e verës.

Lexo mëShumë

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës

“Vëllezërit shqiptarë dhe kroatë kënduan: “Vrite, vrit Serbin”. Dhe kënga nuk ishte gjuhë urrejtje as për UEFA-n. Nuk e di pse është i habitur publiku serb?! “Vrite, vrite serbin” nuk është këngë, është manifestim për serbët tashmë të vrarë dhe shpresa se do të vriten më shumë serbë. Të gjithë serbët që duan të kalojnë verën në Shqipëri apo Kroaci, duhet të dëgjojnë edhe një herë se çfarë po u thonë. “Vrite, vrite serbin”. Dhe nëse nuk u mjafton kjo, shijojeni detin, derisa t’ju gjejnë”, tha Vulin në reagimin e tij.

Ndërkohë, Federata Serbe ka kërcënuar edhe me braktisjen e kampionatit Europian nga kombëtarja e tyre, nëse UEFA nuk dënon për kroatët dhe shqiptarët për sjelljen që e cilësojnë të turpshme dhe histeri antiserbe

Tags: koraciSerbivulin

Artikuj të Ndërlidhur

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira
Rajoni

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

09/09/24 - 09:18
8
Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës
Politika

Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës

31/08/24 - 11:11
10
Gratë në Afganistan sfidojnë talebanët: Zëri im nuk është i ndaluar!
Bota

Gratë në Afganistan sfidojnë talebanët: Zëri im nuk është i ndaluar!

29/08/24 - 07:05
5
Censuruan të vërtetat mbi pandeminë, Zuckerberg: Jam penduar që iu nënshtrova presionit të Biden
Politika

Censuruan të vërtetat mbi pandeminë, Zuckerberg: Jam penduar që iu nënshtrova presionit të Biden

27/08/24 - 06:12
8
Next Post
Pritje të shkëlqyera kundër Kroacisë, Strakosha shpallet portieri më i mirë i Europianit

Pritje të shkëlqyera kundër Kroacisë, Strakosha shpallet portieri më i mirë i Europianit

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.