Edhe pse vala e pandemisë COVID-19, ka kaluar për gati dy vite, debatet në arenën botërore vijojnë ende për origjinën e pandemisë. Departamenti i Energjetikës në SHBA është bërë shkak I tensioneve me republikanet e kongresit pasi deklaroi se origjina e korona virusit a gjasa të ketë dalë nga laboratorI në Kinë.
Pikërisht kjo teori shkaktoi shumë bujë, por ishin elementet e shoqërisë si shkencëtarë, media, kompani me mediave sociale dhe demokratët amerikan të cilët rrëzuan këtë tezë pasi cilësohet vetëm konspiracion.
Ndërsa, republikanët kërkojnë që Partia Komuniste në Kinë të jetë përgjegjëse për këtë gjë, për të mos ndodhur përsëri.
“Elitat dhe akademikët duhet t’i kërkon falje popullit amerikan. “Kjo nuk do të harrohet,” tha kongresmeni Ken Buck.
Senatori Ted Cruz u tall me gazetarin Glenn Kessler, që kishte shkruar se është e pamundur që virusi të kërcente nga laboratori te njerëzit.
Edhe kongresmeni Jim Jordan bëri një koment. “Pra, qeveria e kapi atë që Amerika e Vërtetë e dinte gjatë gjithë kohës,” shkroi ai.
“Amerikanët e dinin që nga dita e parë,” reagoi kongresmeni Andy Biggs. “Fatkeqësisht, Qeveria e Madhe dhe Big Tech i heshtën ata”.