Teatri i Durrësit Aleksandër hap dyert për shfaqen e regjisores Driada Dervishi me titull “Borgjezi Fisnik”.
Një vepër e autorit Jean-Baptiste Poquelin Molier ku vë në dukje forcën e parasë dhe pushtetit që ka ajo ndaj njerëzve.
Me interpretimin e aktorëve: Gentian Zenelaj, Mimoza Marjanaku, Andia Xhunga, Xheini Fama, Ervin Doko, Suela Bako, Alesia Xhemalaj, Jaho Guma, Romir Zalla, Amos Zaharia, Marvin Tafaj si dhe me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të aktorëve Met Xhelili dhe Roland Koca.
Me skenografi të Albert Dedja, kostumografe Iliriana Loxha Basha, si dhe me kompozim të Haig Zacharian, ju mirëpresim në datat 29, 30 prill në orën 19:00