fbpx
E martë, 3 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Vidhnin energji elektrike Spanjës për kultivim kanabisi, kapet i shumëkërkuari në Vlorë

Tirana Press by Tirana Press
16/02/23 - 09:29
in Lajmi i Fundit
A A
Vidhnin energji elektrike Spanjës për kultivim kanabisi, kapet i shumëkërkuari në Vlorë
3
VIEWS

30 vjeçari Xh. H.,  ka rënë në prangat e policisë Vlorë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja për përfshirje në grup të strukturuar kriminal në sektorin  e lëndëve narkotike.

I riu akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal të cilët kultivonin mariuanë, kthenin vila dhe apartamente në shpi bari. Nga policia e Madritit ky shtetas dyshohet se transportonte materialet dhe kultivonte plantacion me drogë. Mendohet se ky grup i ka shkaktuar shtetit spanjoll dëme kolosale në kontrabandim të energjisë elektrike.

Gjykata Qendrore e Instruksionit në Spanjë, me vendimin e datës 01.02.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Grup kriminal” dhe “Mashtrim në fushën e energjitikës”, parashikuar nga legjislacioni penal spanjoll.

Lexo mëShumë

Aksident në Pogradec, 5 të plagosur

Lajmi i Fundit/Aksident i rëndë në Vorë-Fushë Krujë, shoferi humb jetën

NJOFTIMI POLICISË:

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Escape”.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Vlorë, për kapjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht.

Kapet dhe arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi, një 30-vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet në fushën e narkotikëve, në Spanjë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht si pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet kultivimin e bimëve narkotike të llojit marijuanë, në Spanjë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Escape”.

Në kuadër të këtij operacioni, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana, u kap në vendin e quajtur “Albano Romina”, Vlorë, dhe u arrestua përkohësisht, shtetasi:

-Xh. H., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi Gjykata Qendrore e Instruksionit në Spanjë, me vendimin e datës 01.02.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Grup kriminal” dhe “Mashtrim në fushën e energjitikës”, parashikuar nga legjislacioni penal spanjoll.

Shtetasi Xh. H. akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë, që merret me kultivimin e marijuanës. Ky grup ka përdorur shtëpi dhe ndërtesa industriale për kultivimin e kësaj bime dhe shtetasi Xh. H. dyshohet si personi që merrej me transportimin e materialeve dhe kultivimin e plantacioneve. Në total, ky grup kriminal llogaritet se ka vjedhur vazhdimisht energji elektrike, duke i shkaktuar një dëm të madh financiar shtetit spanjoll.

Materialet iu referuan Prokuorisë, për veprime të mëtejshme.

Tags: Energji ElektrikeInterpolKanabisShpi bariVlorë

Artikuj të Ndërlidhur

Lajmi i Fundit

Aksident në Pogradec, 5 të plagosur

07/08/24 - 12:33
4
Automjeti përplaset me motorin, një i plagosur në Korçë
Aktualitet

Lajmi i Fundit/Aksident i rëndë në Vorë-Fushë Krujë, shoferi humb jetën

15/01/24 - 09:32
13
Lëkundjet sizmike trondisin Turqinë perëndimore, ja epiqendra 
Aktualitet

Tërmet 4.5 ball! Lëkundjet u ndjen në disa qytete të vendit

14/01/24 - 01:21
69
LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë qytetari në Gjykatën Penale të Tiranës
Lajmi i Fundit

LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë qytetari në Gjykatën Penale të Tiranës

12/01/24 - 11:59
20
Next Post
Pak para protestës së Opozitës, Parlamenti shton masat e sigurisë dhe ‘blindon’ godinën

Pak para protestës së Opozitës, Parlamenti shton masat e sigurisë dhe ‘blindon’ godinën

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.