Kilian Mbape në telashe. Ylli francez ka thyer hundën pas një përplasje në supin e mbrojtësit Danso në minutën e 86-të të sfidës. Kapiteni i “Gjelave” la fushën e lojës i gjakosur, por frika më e madhe është se ai rrezikon të humbasë Europianin në vazhdim.
Pasi u largua nga fusha, Mbappe u rikthye dhe më pas u ndëshkua nga gjyqtari për shtyrjen e lojës.
Në përfundim, ai u zëvendësua nga Olivier Giroud dhe Franca mbajti epërsinë e saj teksa e mbylli ndeshjen me rezultatin 1-0.
“Ai ka pësuar një hundë të thyer”, tha komentatori i ITV, Sam Matterface.
Me shumë gjasa Mbape do t’i nënshtrohet një operacioni në hundë, gjithsesi ditën e nesër pritet të ketë më shumë informacione konkrete në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore. Për më tepër shikoni momentin e dëmtimit të Mbape.