Njihet si antibiotik natyral dhe kuron disa lloje sëmundjesh, por çfarë rroli kryen në organizmin tonë boronica e kuqe?
Infeksionet urinare janë shumë të shpeshta dhe zënë vendin e dytë pas atyre të rrugëve të frymëmarrjes. Ato ndahen në infeksione urinare të rrugëve të sipërme, ku preken veshkat dhe quhen pielonefrite dhe infeksione urinare të rrugëve të poshtme. Mund të prekin çdo lloj moshe, kryesisht të rinjtë dhe gratë e moshës së mesme me jetë seksuale aktive. Mbi 60% e grave në të gjithë botën preken nga infeksionet e traktit urinar gjatë jetës së tyre dhe më shumë se 25% e tyre përjetojnë rikthim të kësaj sëmundjeje brenda 6 muajsh.
Shumica zgjedhin të trajtohen me antibiotikë. Ajo që nuk dini është se një nga disavantazhet e antibiotikëve është se ata shkatërrojnë të dyja llojet e baktereve, të mira dhe të këqija. Metodat natyrore janë të sigurta për t’u përdorur, por edhe shumë efektive në trajtimin e këtyre infeksioneve. Kjo është një arsye pse shumë persona zgjedhin metodat alternative të trajtimit.
Sipas Universitetit Rutgers të New Yersey-t, konsumi i një gote lëng boronicash (240ml) çdo ditë ul me 60% riskun për infeksion në traktin urinar. Lëngu i boronicës së kuqe ka një efekt të jashtëzakonshëm mbi fshikëzën e urinës pasi përmban në sasi të mëdha proantocianidina (PACs), një përbërës që ndalon rritjen e E.coli, bakterit më të zakonshëm që shkakton infeksionin urinar. Boronicat e kuqe përmbajnë agjentë anti-fungalë, të cilët kanë një avantazh ndaj antibiotikëve dhe mbi të gjitha nuk janë të rrezikshme për shëndetin.