“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e shkallës së parë të rrethit gjyqësor Fier, për 34-vjeçarin, Aranit Arapi, i akuzuar për veprën penale “Kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur”.
Ai ka dalë sot para trupit gjykues të kryesuar nga prokurore Oliana Gjergjefi, per t’iu dhënë masa e sigurimit ndërkohë që duke qenë se viktima është e mitur, çështja është gjykuar nga gjyqtarja Klodiana Kryeziu.