Turqia ka ngritur flamurin e gjelbër për Finlandën e cila do t’i bashkohet NATO-s zyrtarisht në “ditët e ardhshme”, tha të premten Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg.
“Të 30 aleatët e NATO-s kanë ratifikuar tani protokollin e anëtarësimit”, deklaroi Stoltenberg përmes një postimi në Twitter.
Finlanda do të sjellë shumë për Aleancën tonë”, shtoi ai.
Stoltenberg dha gjithashtu një notë optimiste për shanset e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën.
Suedia dhe Finlanda paraqitën një aplikim të përbashkët në NATO menjëherë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
“Të gjithë aleatët pajtohen se një përfundim i shpejtë i procesit të ratifikimit për Suedinë do të jetë në interesin e të gjithëve.
Mezi pres të mirëpres edhe Suedinë si një anëtare e plotë e familjes së NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur.”, theksoi ai.