Një ngjarje e rëndë ka tronditur Poliçanin këtë të mërkurë.
30- vjeçari F. D., mësohet se është vetëflijuar duke u hedhur nga kati i dytë i pallatit në të cilin jetonte.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në qendër të qytetit të Poliçanit.
I riu raportohet se ka ndërruar jetë në autoambulancë rrugës duke u dërguar për në Spitalin Rajonal Berat.
Nga deklarimet e familjarëve shtetasi F.D., vuante prej kohësh nga depresioni.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.