Superliga shqiptare është futur në fazën më interesante të saj. Teksa i mungojnë edhe 4 javë, me humbjen në Durrës 2-1, pozitat e kampionëve bardh e blu tashmë janë tronditur seriozisht.
Më shumë se diferenca prej 2 pikësh nga rivali historik Partizani, ajo që ja rrezikon pozitat janë mungesat e disa titullarëve në ndeshjen direkte që kampionët kanë më Partizanin në këtë 17 maji 2023. “Ushtrisë” së mungesave ju shtuan këtë të shtunë edhe ato të titullarëve Florent Hasani dhe Zhozel Behiratçhe, të cilët me kartonat që morën nga gjyqtari Hamitaj do të jene nga mungesat më të rëndësishme në derbin kryeqytetas.
Në të njëjtën kohë që kampionët humbisnin në Durrës, tifozeria partizanasa ka festuar njëherazi edhe fitoren 3-1 ndaj Kukësit, por ka “inkurajuar” edhe humbjen e kampionëve në Durrës. E pra është momenti që “paragjykimet” t’ja lënë vendin “mejdanit” 17 maji nuk është larg dhe derbi merr vlerat e një kryederbi, merr vlerat e një takimi që , pse jo përcakton kampionin…
Nga ana tjetër creshcendo e rrogozhinasve të Egnatias ka marrë një “pjerrësi” të frikëshme ngjitjeje. Rrezultatet e javëvë të fundit, kanë treguar vlerat reale të një ekipi që mesa duket nuk ka besuar tek vetja. Në javën e 32 ata kane bërë detyrën duke mundur “modestët” e Bylisit me rrezultatin 2-0.
Edhe në këtë jave laçianët janë treguar “pragmatistë” teksa i kanë “lënë” një pikë shijakasve që ky takim u ka shërbyer për t’u rikthyer tek ndeshjet dhe rrezultatet e mira.
Padyshim t’I marrësh një pikë Laçit në “shtëpi” në një kohë të një paraqitje ekselente, është më shumë se një pikë dhe këtë e ka bërë Erzeni me të përherëshmin Nonato.
Shkodranët….më shumë se të pafat të shpërqëndruar dhe nën trysni. Në momentin që po përgatiteshin për të festuar kthesën me atë fitore të 90’ të kohës së rregullt me Kastriotin, kanë pëesuar “nock doën” teksa një goditje me kokë e Mihanës së Kastriotit do ti hiqte fitoren aq shumë të shumëpritur nga tifozeria shkodrane.
Barazimi në fakt ka patur vlera “kortezie” sepse askujt nuk i “kry” punë, gjithsesi ….
Kjo është prognoza e javës së 32. Një javë që ka kompromentuar jo vetëm kreun, por edhe fundit i ka dhënë shpresa për të shpresuar