Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri të ditur sot Kinës nëse mbështet Rusinë në luftën kundër Ukrainës do të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore.
Deklaratat e Zelensky-t erdhën menjëherë pasi Kina tha se SHBA- ja nuk është në gjendje të bëj kërkesa, pasi sekretari amerikan i shtetit paralajmëroi homologun e tij kinez gjatë fundjavës që të mos furnizonte Rusinë me armë kundër luftës në Ukrainë.
“Për ne është e rëndësishme që Kina të mos e mbështesë Federatën Ruse në këtë luftë”, tha Zelensky në një intervistë për gazetën gjermane Die Welt. Në fakt unë do të doja që Kina të ishte në anën tonë. Për momentin, megjithatë, nuk besoj se kjo është e mundur. Por unë mendoj se është një mundësi për Kinën që të bëjë një vlerësim realist të asaj që po ndodh këtu. Sepse nëse Kina bëhet aleate me Rusinë, do të ketë një luftë botërore dhe mendoj se Kina e di këtë”- tha Zelensky.
Lidhur me Moldavinë, Zelenskiy tha se Ukraina i kishte përcjellë informacione presidentes moldave Maya Sandu që tregonte se Rusia po planifikonte një grusht shteti në Moldavi.
“Maya Sandu nuk më kërkoi asnjëherë ndihmë, por më falënderoi për informacionin. Ajo e njeh shumë mirë situatën tonë. Ukraina do të jetë gjithmonë e gatshme të ndihmojë Moldavinë”, shtoi ai.
Kremlini zyrtar tha në një deklaratë sot se marrëdhëniet e Rusisë me Moldavinë janë shumë të tensionuara dhe akuzoi liderët moldavë për ndjekjen e një axhendë anti-ruse, një javë pasi Kishinau tha se kishte penguar një përpjekje ruse për grusht shtet.