Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Larisa të Greqisë, ku dy trena janë përplasur më njëri-tjetrin duke shkaktuar 32 viktima dhe mbi 80 të plagosur. Thuhet se mes të lënduarve ka edhe fëmijë të moshave të mitura, 6-7 vjeveç.
Megjithatë, nga kjo përplasje e fortë fatmirësisht kanë arritë të shpëtojnë pa dëmtime të shumta 32 pasagjerë.
Sipas mediave fqinje raportohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të luginës së Tempes, një përplasje e cila ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes, në 23:00 të natës së djeshme.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shpëtimit, rreth 40 zjarrfikëse, gati 30 abulanca dhe me dhjetëra efektivë policie. Një numër i konsiderueshëm, gjë që lë të kuptuhet se dëmet janë të përmasave madhore.
Menjëherë të dëmtuarit janë dërguar në spital për mjekim të specializuar, ndër to thuhet se 25 persona janë në gjendje të rëndë.