Kanë rënë në prangat e Policisë italiane, një grup i trafikut të lëndëve narkotike dhe ka arrestuar tetë persona mes të cilëve edhe shqiptarë.
Mediat italiane shkruajnë se skuadra e lëvizshme e Shtabit të Policisë së Bolonjës, e koordinuar nga DDA e Bolonjës dhe Firences ka shkatërruar bandën e trafikantëve të drogës të drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë.
Në lidhje me këtë grup trafikantësh janë edhe 48 të dyshuar dhe aktiviteti kishte të bënte me një grup të përbërë kryesisht nga shqiptarë nën drejtimin e dy vëllezërve me banim në Santa Croce sull’Arno (Pisa) dhe në Massa dhe Cozzile.
Ndër të tjera mësohet se grupi merrte drogën nga Holanda me një çmim prej 24-30,000 euro për kilogram, në varësi të shkallës së pastërtisë e kokainës së zgjedhur, e cila më pas tregtohej me një çmim prej 3000 deri në 10000 euro për kilogram.
Nga hetimi drogae blerë në Holandë, transportohej në Itali nga bashkëpunëtorët dhe mbahej në shtëpi larg vendeve ku banonin drejtuesit e organizatës.