Superliga ka nis fuqishëm, ndërsa skuadrat po punojnë fort për të përmbushur misionin e tyre të objektivave dhe për t’ia dal mbanë me sukses.
Skuadra Tirana është e para me 5 pikë më tepër se Partizani, kurse Egnatia vjen në vendin e tretë me 46 pikë. Ndërkohë Teuta dhe Vllaznia janë në betejë për të përmbushur qëllimet e tyre.
Tirana pavarësisht lojës së fortë kundër Kastriotit në “Elbasan Arena” arriti të korrte një fitore të shtrenjtë me rezultat 1-0.
Tirana e nisi me vrull dhe nga çasti në çast mund rrezikonin portën e Salit që në fillim të lojës.
Gjithashtu në pjesën e dytë kishte një presion nga skuadra e Çelës. Stojanoviç mundi “truprojën” e Tiranës dhe si duket do ishte një hero për Skuadrën e Shehit.
Pavarësisht vonesës së golit nuk u dorëzuan derisa e realizuan. Lojtari Hila ndezi festën pas realizimit me sukses në këtë mënyrë Tirana kryeson e para me 69 pikë dhe 5 pikë më shumë se Partizani, ndërsa Kastrioti përfundon me 31 pikë.