Sa vjen nga ora në orë numri i viktimave nën rrënojat e tërmetit Turqi dhe Siri shtohen frikshëm shifrat. Deri tani raportohen për të paktën 40.943 të vdekur, nga të cilët 31,643 regjistrohen vetëm në Turqi.
Këtyre iu shtohet numri i rreth 9300 viktimave në Siri të njoftuar dje nga menaxheri rajonal i emergjencave të OBSH-së, Rick Brennan.
Ky i fundit thekson se rreth 4,800 njerëz në vend kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe 4,500 të tjerë kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga rebelët.
Edhe pse sot është bërë java nga mëngjesi i datës së 6 shkurtit kur tërmeti me 7.8 shkalla rihter, forcat e emergjencave pohojnë se ka akoma shumë zona të pa kontrolluara plotësisht pasi shkatërrimet janë masive.