Numri i viktimave nga tërmeti shkatërues që goditi kufirin Turqi- Sirinë mëngjesin e kësaj të hëne, autoritetet zyrtare thonë se numri ka shkuar në 16,000 humbje jete. Ndërsa numri i të plagosurve deri tani rezulton mbi 55 mijë.
Ekipet e kërkim – shpëtimit po luftojnë me kushtet e vështira atmosferike, rreshje bore dhe temperatura minus 0 gradë celcius për gjetjen e të mbijetuarve nën gërmadha.
Në Turqi, numri është rritur në të paktën 12,873, deklaroi të enjten Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).
Në Siri, numri i përgjithshëm i viktimave është 2,992, duke përfshirë 1,730 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas grupit të mbrojtjes civile “Helmetat e Bardha”. Rreth 1,262 vdekje janë regjistruar në pjesët e kontrolluara nga qeveria e vendit, sipas mediave shtetërore siriane.
Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar se numri ka të ngjarë të rritet ndjeshëm, veçanërisht në Siri, pasi ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kalojnë nëpër rrënojat e mijëra ndërtesave të shembura mes kushteve të motit të ngrirë, përballë rrezikut të pasgoditjeve.
Dhjetëra mijëra njerëz janë raportuar të plagosur në të gjithë rajonin, sipas zyrtarëve.