Lëkundje të forta tërmeti kanë zgjuar sot banorët të frikësuar në kufirin e Turqisë me Iranin.
Raportohet se tërmeti është rregjistruar me magnitudë 5.5 shkalla rrihter.
Mësohet se epiqendra ishte në brenda territorit të Iranit, vetëm 15 km në veri-perëndim në Khoy.
Tërmeti nuk kishte thellësi shumë të madhe dhe u ndje në disa zona të Iranit dhe Turqisë, gjë që kjo i ka panikosur qytetarët pamasë. Edhe pas-lëkundjet e shpeshka kanë arritur magnitudë mbi 3.2 shkalla rihter.
