Policia italiane ka kapur dhe arrestuar një 36-vjeçar shqiptar asi udhëtonte me lëndë narkotike me vete.
I riu shqiptar po udhëtonte nga Emilio Lepido në Parma dhe kur u ndesh me postbllokun e policisë tentoi të arratisej.
Kjo ka bërë që patrulla të dyshonte dhe ka arritur ta ndalojë e më pas të kryejë një kontroll në mjet.
Sipas mediave italiane 36-vjeçarit iu gjetën 2 gramë kokainë e cila është sekuestruar nga policia.