fbpx
E mërkurë, 4 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Tekniku i demave të kuq Colella – Të përsërisim historinë e 44-viteve më parë

Tirana Press by Tirana Press
16/05/23 - 12:26
in Sport
A A
Tekniku i demave të kuq Colella – Të përsërisim historinë e 44-viteve më parë
10
VIEWS

Demat e kuq të Partizanit po përgatiten për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit kundër Tiranës dhe në prag të këtij takimi, ka folur trajneri Giovani Colella.

Kolela shpreson që të përsëritet historia e 44 viteve më parë, kur skuadrat ishin në të njëjtat kushte dhe me të njëjtën diferencë pikësh. Në derbi fitonte Partizani dhe më pas festonte titullin kampion. Ndërkohë, ai ka pranuar se do të donte të luante një herë një ndeshje derbi kundër Tiranës.

“Derbi vendimtar?

Lexo mëShumë

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

Bëre një pyetje por edhe përgjigje. Është ndeshje e vështirë sepse përcakton fatet e sezonit sepse kemi diferencë 2 pikë. Të bësh këtë punë, duhet të përballesh me ndeshje të tilla.

Jemi  mirë, po përgatitemi mirë. Si rrallë herë nuk kemi probleme dhe mungesa si në ndeshjet e kaluara që kemi pasur. Jemi në kushte shumë të mira dhe jemi të qetë.

Taktika? Nuk mendoj se në ndeshje të rëndësishme, ka rëndësi taktika. Taktika ka rëndësi por më e rëndësishme në kështu ndeshje është përqendrimi dhe mënyra si mund t’i përballosh këto ndeshje.

Matematika nuk na lejon që të vendoset por ka edhe ndeshje të tjera. Sa i përket titullit, kjo ndeshje vendos nëse ne humbasim. Është matematikë e thjeshtë. E them se nëse fitojmë, kemi edhe ndeshje të tjera sepse diferenca shkon vetëm 1 pikë.

Qasja në ndeshje? Edhe përqendrimi duhet të jetë siç ka qenë në derbit e fundit. edhe atëherë kur kemi humbur jemi përshtatur mirë. Skuadra ime ka ardhur në rritje gjatë muajve të fundit. është normale sepse disa lojtarë me kalimin e muajve janë pjekur dhe janë rritur. Kështu që jemi rritur edhe shumë si skuadër.

Koha për të përgatitur derbin? Nuk ka një avantazh kur ke shumë kohë ose pak kohë. Derbi në brendësi të tij si ndeshje, ka mjaft situata. Krijohen situata.

Historia kur Partizani shpallej kampion para 44 vitesh? Shpresoj që të përsëris historinë. Edhe nëse fitojmë nuk shpallemi kampion sepse kemi edhe 3 ndeshje të tjera. Kam respekt për kundërshtarin sepse është e ekuilibruar dhe e rreshtuar mirë në fushë. Duhet të përqendrohemi mirë sepse Tirana edhe pse ka mungesa luan për jetë a vdekje dhe kjo është e bukura e derbit.

Unë e kam mbyllur karrierën si futbollist. Sigurisht si lojtar do të më pëlqente të luaja në derbi ndaj Tiranës. Kam qenë i keq. Vështirë se më kalonte miza pa e vrarë.

Të them të vërtetën derbi është ekzaltues. Kam luajtur shumë ndeshje dhe kam drejtuar por derbi i Tiranës është shumë special. Jam i bindur se dy skuadrat do të japin maksimumin dhe do të jetë ndeshje e bukur”, u shpreh Colella.

Tags: Giovani ColellaKB Partizani

Artikuj të Ndërlidhur

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë
Sport

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

09/09/24 - 09:01
209
Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit
Sport

Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

31/08/24 - 10:01
8
Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri
Sport

Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri

29/08/24 - 12:12
15
ZYRTARE/ Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare
Sport

ZYRTARE/ Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare

28/08/24 - 12:30
63
Next Post
6 librat e censuruar për arsye të ndryshme që nuk duhen humbur së lexuari

6 librat e censuruar për arsye të ndryshme që nuk duhen humbur së lexuari

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.