Teatri Kombëtar , në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Manastirit dhe Qendrën për Informacion Kulturor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sjell për vetëm 1️⃣ natë në Tiranë produksionin:
Një vepër e autorit Bertolt Breht, dhe regji të Qëndrim Rijani, sjell në datën 10 maj në orën 19:00 tek ArTurbina shfaqen “Arturo Ui”, vetëm për një natë.
Njeriun e dalldisur pas ambicjeve të tija të pakufizuara i cili pa meritë përmes krimit, presionit dhe shantazhit arrin t’u ngjtet shkallëve të pushtetit me qëllim që të përvetsojë famën e një pushtetari – gradualisht shndërrohet në një bishë skizofrene e rrezikshme për mbarë njerëzimin.
Në këtë shfaqje trajtohen pikërisht jeta dhe bëmat një individ të tillë…
Shfaqja është në gjuhën Maqedonase dhe me titra në gjuhën Shqip
Shfaqja nuk është e përshtashme për publikun në 18 vjeç.
Dramaturg: Biljana Krajçevska, Asistent i regjisë: Jovan Ristovski,Skenografija: Valentin Svetozarev, Kostumet: Bllagoj Micevski, Kompozitor: Trimor Dhomi, Efektet skenike & grimi: Stefanija Stojçevska, Dizajn i posterit: Sasho Illkovski
Interpretojnë:
Arturo Ui: Ivan Jerçiq, Roma: Ilina Çorevska, Xhuzepe Givolla: Nikolla Stefanov, Plaka Dodzbari: Valentina Gramosli, O’Kejzi; Mbrojtësja; Beti Dallfit: Viktorija Stepanovska – Jankullovska, Shit; Aktori; Ignacije Dallfit; Kllark; Huk: Nikolla Projçevski, Dejzi, E veja Boul: Sandra Gribovska, E reja Ina, Fish: Anastazija Hristovska, Flejk, Gjykatësi: Aleksandar Dimitrovski, Mallberi, Prokurori: Petar Spirovski, Buçer, Mjeku: Aleksandar Stefanovski, Inspicient: Mirko Llazarevski, Pëshpëritës/Sufler: Gordana Mihajllovska, Mjeshtër ndriçimi: Goran petrovski, Mjeshtër Zërimi: Nikollçe Terzievski
Salla Central 400.