Policia izraelite ka arrestuar 42 persona në lidhje me të shtënat vdekjeprurëse në një sinagogë në Jerusalemin Lindor të premten.
Shtatë persona u vranë dhe të paktën tre të tjerë u plagosën, në sulmin më vdekjeprurës të këtij lloji në vite.Dy persona u plagosën gjithashtu të shtunën në një sulm të ndodhur jashtë Qytetit të Vjetër.
Policia izraelite tha se personi i armatosur në sulmin e së shtunës ishte një djalë 13-vjeçar.
Sulmi ndodhi në lagjen Silwan, pak jashtë qytetit të vjetër të Jeruzalemit. Dyshja e plagosur ishin baba dhe bir, të cilët ishin në një gjendje “të moderuar deri në të rëndë”, shtoi policia.
Në përgjigje të dy sulmeve, autoritetet kanë pozicionuar oficerë nga një njësi kundër terrorizmit “përgjithmonë” në zonën e Jerusalemit për “të reaguar menjëherë ndaj ngjarjeve të jashtëzakonshme sa herë që është e nevojshme”.
Personi që sulmoi sinagogën të premten u identifikua nga mediat lokale si një palestinez nga Jeruzalemi Lindor, të cilin policia e përshkroi si një “terrorist”.
Duke folur në skenën e sulmit të premten, komisioneri i policisë izraelite Kobi Shabtai e quajti atë “një nga sulmet më të këqija që kemi hasur në vitet e fundit”.
Adhuruesit izraelitë ishin mbledhur për lutje në fillim të Shabatit hebre në një sinagogë në lagjen Neve Yaakov të qytetit dhe po largoheshin kur personi i armatosur hapi zjarr, rreth orës 20:15 me kohën lokale (18:15)