Të rinjtë amerikanë duket se janë irrituar me presidentin Biden për ligjin për mbylljen e Tik Tok. Biden ka parë që mbështetja e tij ka rënë ndjeshëm, gati 45 % nga moshat e reja 18-34 vjeç, shkruan tvanews.
“Një përqindje e lartë e amerikanëve nën 30 vjeç e kundërshtojnë ndalimin e Tik Tok,” tha Stephen Weymouth, një profesor në Fakultetin e Biznesit të Universitetit Georgetown.
Deri në 170 milionë amerikanë përdorin tani TikTok dhe është veçanërisht i popullarizuar tek të rinjtë. Republikanët thonë se Biden do të mbajë barrën e çdo ndikimi, sepse ai nënshkroi projektligjin.
“Fakti që më shumë votues të rinj po i shmangen mbështetjes së Presidentit Biden, sipas sondazheve, kjo nuk e ndihmon atë, kjo nuk e ndihmon administratën e Bidenit,” tha Ron Bonjean, një politikan republikan.