Taylor Swift është fituesja e çmimit “Artisti Ndërkombëtar i Vitit 2022” nga organizata ndërkombëtare që përfaqëson industrinë e muzikës së regjistruar në botë (IFPI). Kjo është hera e tretë që ajo kryeson ‘IFPI’.
Publikimi i albumit të saj të ri “Midnights” në tetor 2022 i dha asaj këtë vlerësim.
Siç raporton APE-MPE, fituesi i çmimit zgjidhet sipas performancës së tij globale në të gjitha format dixhitale dhe fizike të muzikës, gjatë vitit të kaluar.
“Taylor është një yll me të vërtetë i mrekullueshëm ndërkombëtar që vazhdon të rritet dhe të evoluojë si artiste, duke pasur gjithashtu një marrëdhënie tepër të fortë me fansat e saj në mbarë botën”, tha CEO i IFPI, Frances Moore.
Ky vit shënon vitin e dhjetë që IFPI e jep këtë çmim, ku këngëtarja është artistja e parë dhe e vetme që kryeson tre herë listën pasi fitoi në 2014 dhe 2019.