fbpx
E shtunë, 7 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

“Superliga është e nevojshme”, Agnelli i dëshpëruar: Publiku po largohet nga futbolli

Tirana Press by Tirana Press
25/02/23 - 12:35
in Sport
A A
“Superliga është e nevojshme”, Agnelli i dëshpëruar: Publiku po largohet nga futbolli
2
VIEWS

Prej mbi 2 vitesh tashmë ideja për krijimin e një “Superlige Evropiane” është duke u përsëritur vazhdimisht me ish-Presidentin e Juventus, Andrea Agnelli dhe Presidentin e Real Madrid, Florentino Perez, që konsiderohen si “pionerët” e kësaj nisme.

Në një intervistë për gazetën prestigjioze hollandez “De Telegraaf”, ish-“numri 1” i Juventus e ka shpjeguar edhe një herë rëndësinë e krijim të kësaj “Superlige”, teksa thekson se është në të mirë të të gjithë tifozëve dhe klubeve, në Evropë, ku të gjitha do të kenë mundësi për fitimin e trofeut, të paktën sipas asaj çka thotë Agnelli.

“Superliga është e nevojshme sepse nëse gjithçka mbetet e parashikueshme, siç është tani, publiku do të largohet nga futbolli. A do të vazhdojë Hollanda të shikojë futboll ndërkombëtar nëse Ajax , Feyenoord apo PSV nuk do të kenë kurrë një shans për të fituar apo luftuar për të fituar?

Lexo mëShumë

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

Prandaj lind ideja e një lige të re evropiane me divizione të shumta dhe një skemë promovimi dhe rënieje, me kushtet e barabarta për klubet. Ne duhet të mendojmë për gjashtëdhjetë apo tetëdhjetë klube në të gjithë Evropën. Me përvojën time 13 vjeçare në industrinë e futbollit dhe duke ditur se si funksionojnë gjërat, kam mbledhur ide dhe them se është koha për liga më të drejta.

Në Evropë, tregjet më të mëdha marrin gjithashtu më së shumti pika në Ligën e Kampionëve dhe për rrjedhojë edhe të ardhurat më të mëdha. Pra, nëse sistemi aktual ruhet, hendeku midis klubeve angleze dhe spanjolle dhe pjesës tjetër vetëm sa do të rritet. Ndoshta me përjashtim të PSG-së dhe Bayern Munichut.

Në vend të kësaj, ne duhet të përpiqemi për demokraci sportive. A nuk ka të drejtë klubi polak të ketë sukses? A ju mungon tifozëve polakë pasioni për futbollin?”,- është shprehur për të disatën herë Agnelli, në lidhjen me krijimin e “Superligës Evropiane”.

Tags: Andrea AgnelliSuperliga

Artikuj të Ndërlidhur

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë
Sport

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

09/09/24 - 09:01
209
Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit
Sport

Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

31/08/24 - 10:01
8
Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri
Sport

Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri

29/08/24 - 12:12
15
ZYRTARE/ Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare
Sport

ZYRTARE/ Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare

28/08/24 - 12:30
63
Next Post
Mbi 21 mijë viktima nga tërmeti Turqi-Siri, zbehen shpresat për të gjetur të mbijetuarit nën rrënoja

Lëkundet përsëri Turqia/ Dridhjet trondisin banorët, ja magnitida

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.