fbpx
E mërkurë, 4 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Studimi, zbulohet arsyeja se përse fëmijët mësojnë më lehtë dhe shpejtë se të rriturit

Tirana Press by Tirana Press
17/01/23 - 08:48 - Updated On 04/02/23 - 12:59
in Shëndet
A A
Studimi, zbulohet arsyeja se përse fëmijët mësojnë më lehtë dhe shpejtë se të rriturit
1
VIEWS

Shumëkush e di se të mësuarit është një proces më i lehtë kur je fëmijë sesa i rritur. Por pse ndodh kjo? Çfarë e bën trurin e fëmijëve më efektiv se të një të rrituri? Përgjigja vjen nga një studim i botuar së fundmi në “Current Biology”, që vëzhgoi për herë të parë përqendrimet e neurotransmetuesit acid Gama-Aminobutirik (GABA), gjatë dhe pas përvojave të të mësuarit perceptues vizual (VPL).

Mësimi mund të përkufizohet si “efektiv”, kur i jep mundësi individit të shtojë njohuritë dhe forcojë aftësitë e tij në një periudhë të caktuar kohore. Në këtë proces, është thelbësor konsolidimi i informacionit të ri, në mënyrë që përvetësimet e mëvonshme të të dhënave të mos e mbingarkojnë atë.

Pra njohuritë e reja duhet të mësohen përmendësh. Në këtë kuptim, një rol të rëndësishëm në stabilizimin e informacionit luan GABA, një nga neurotransmetuesit frenues më të fuqishëm të sistemit tonë nervor qendror, i prodhuar nga korteksi cerebral. Megjithatë, deri më sot, nuk ishin sqaruar mekanizmat neuronalë përgjegjës për këtë proces tek fëmijët.

Lexo mëShumë

Nuk iu shkon mendja, ky është profesioni me më shumë rreziqe për shëndetin

Flasin mjekët: Ja pse gjithnjë e më shumë të rinj po preken nga kanceri i zorrës së trashë

Prandaj duke përdorur spektroskopinë e rezonancës magnetike (MRS), studimi u fokusua për herë të parë tek ndryshimet në përqendrimet e GABA-s para, gjatë dhe pas eksperimenteve të të mësuarit në zonën kortikale vizuale të fëmijëve dhe për krahasim të të rriturve.

Çfarë na tregojnë rezultatet?

Tek fëmijët, nivelet e GABA-s janë më të ulëta se sa tek të rriturit përpara fazës së të mësuarit, sepse përgjigja frenuese ndaj neurotransmetuesit nuk është zhvilluar ende plotësisht. Por gjatë mësimit, u vu re një rritje e shpejtë e përqendrimeve të GABA-s, e cila vazhdon edhe kur ka përfunduar faza e përvetësimit të njohurive.

Tek të rriturit, mbeten të pandryshuara nivelet e neurotransmetuesit. Për të verifikuar nëse ndryshimet në përqendrimet e GABA-s janë në fakt përgjegjëse për mësimin më të shpejtë tek fëmijët, studiuesit kryen eksperimente të sjelljes që përfshinin grupe të tjera fëmijësh. Rezultatet tregojnë se tek fëmijët, stabilizimi i njohurive të reja ndodh pak minuta pas seancës mësimore, ndërsa tek të rriturit, në përputhje me studimet e mëparshme, ndodh ajo të cilën studiuesit e kanë përcaktuar si “gjendje e brishtë e të mësuarit”, e cila ka një shtrirje kohore prej 60 minutash.

Këto rezultate sugjerojnë se tek fëmijët, një përqendrim më i lartë i neurotransmetuesitGABA gjatë formimit të njohurive të reja, bën të mundur që të mësuarit të stabilizohet më shpejt sesa tek të rriturit. Studimet e ardhshme mund të përcaktojnë nëse mekanizma të ngjashëm përfshihen edhe në procese të tjera të të mësuarit./bota.al

Artikuj të Ndërlidhur

Nuk iu shkon mendja, ky është profesioni me më shumë rreziqe për shëndetin
Shëndet

Nuk iu shkon mendja, ky është profesioni me më shumë rreziqe për shëndetin

06/04/24 - 08:31
13
Flasin mjekët: Ja pse gjithnjë e më shumë të rinj po preken nga kanceri i zorrës së trashë
Shëndet

Flasin mjekët: Ja pse gjithnjë e më shumë të rinj po preken nga kanceri i zorrës së trashë

30/03/24 - 02:02
4
Shëndeti i fëmijëve i kërcënuar, vaksinimi ka rënë
Sociale

Shëndeti i fëmijëve i kërcënuar, vaksinimi ka rënë

12/01/24 - 09:55
21
Sëmundjet e shëndetit mendor, statistikat me shifra alarmante
Sociale

Sëmundjet e shëndetit mendor, statistikat me shifra alarmante

08/06/23 - 08:44
4
Next Post
Rrëshqitje dherash dhe gurësh nga reshjet e shiut, bllokohet rruga Mes-Ura e Shtrenjtë në Shkodër

Rrëshqitje dherash dhe gurësh nga reshjet e shiut, bllokohet rruga Mes-Ura e Shtrenjtë në Shkodër

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.