Sipas një studimi tregu europian i sponsorizimeve është rritur me 4.3% në vitin 2022, duke arritur 29 miliardë euro, ku sporti përfaqëson 20.69 miliardë euro të totalit.
Shifra e vitit 2022 në lidhje me sponsorizimet sportive shënoi një rekord të ri për sektorin sportiv – 20.69 miliardë euro krahasuar me 19.80 miliardë euro në vitin 2021 dhe 20.26 miliardë euro në vitin 2019.
sponsorizimi në total në Europë ishte ende 1 miliard euro më pak se nivelet e 2018 dhe 2019, me një rekord të lartë prej 30.69 miliardë euro në 2019. Ndonëse sporti thyente rekordet e të ardhurave nga sponsorizimet.
Heqja e kfizimeve të Covid-19 në të gjithë globin, solli rritjen e sponsorizimeve, si dhe rikthimin e tifozëve në stadium dhe ngjarje të mëdha siç ishte Euro 2022 për femra dhe Kupa e Botës Qatar 2022.
Për Mbretërinë e Bashkuar, Premier League është motori i rritjes së sponsorizimeve.
President i ESA Andy Westlake, deklaroi: “Aftësia e rimëkëmbjes së sponsorizimeve pas pasojave shkatërruese të pandemisë është e jashtëzakonshme. Të gjithë ne iu gëzuam rifillimit të ngjarjeve sportive dhe kulturore, të cilat kanë ndikuar në rritjen sërish të sektorit në vitin 2022.
Në vitin që lam pas 2022, sponsorizimet sportive arritën nivele record; po ashtu ky vit do të mbahet mend gjatë në fushën e futbollit pasi Messi bëri golin e 100-të. Por jam i bindur se viti 2023 do të shohë një rritje të vazhdueshme në sponsorizimet josportive”.