Spanja apo Franca? Kush do të bëhet finalistja e parë e Euro 2024? Sot në mbrëmje do të luhet në Munchen Arena gjysmëfinalja e parë e Gjermani 2024. Spanjollët, tashmë me statusin e skuadrës favorite për të marrë trofeun do të ndeshen me “Gjelat” në një betejë ku natyrisht pritshmëritë janë maksimale. Skuadra e Luis De La Fuentes eliminoi në fazën çerekfinale Gjermaninë, pas kohës shtesë, në një ndeshje që i pati të gjitha.
“Furia Roja” ka sulmin më të mirë me 11 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar, por ndaj Francës duhet të bëjë pa Carvajal dhe Le Normand të pezulluar dhe Rodrin të dëmtuar. Te Spanja kanë treguar se dinë të shënojnë të gjithë, teksa deri më tani janë 8 lojtarë që kanë gjetur rrugën e rrjetës, por vëmendja është më e madhe tek dyshja Lamine Yamal dhe Nico Ëilliams. Dyshja ka shkëlqyer këtë europian dhe mbeten më të rrezikshmit.
Spanja është e vetmja skuadër që këtë edicion ka fituar 5 ndeshje, duke përfshirë dhe suksesin 2-1 në shtesë ndaj Gjermanisë. Por, asnjëehrë më parë nuk ka ndodhur që një skuadër të fitojë 6 ndeshje radhazi në një europian.
Franca në anën tjetër nuk ka patur shkëlqimin që pritej, ndonëse ka arritur deri në gjysmëfinale. Kapiteni Kylian Mbappe ka shënuar vetëm 1 gol në 20 goditjet e tij në këtë europian, por dhe ai realizim erdhi nga pika e bardhë e penalltisë. Një rendiment i ulët nga ana e sulmuesit, tek I cili të gjithë prisnin shumë.
Franca ka zgjënjyer në total, pasi edhe pse ka zhvilluar 5 ndeshje ende nuk ka arritur që të shënojë golin e parë në këtë europian me aksion. “Gjelat” i janë falur një penalltie dhe 2 penalltive për të mbërritur deri këtu. Në ndeshjen çerekfinale, francezët kaluan vetëm pas goditjes së 11-metërshave, ndërsa në lojë vuajtën jo pak ndaj skuadrës së Cristiano Ronaldos.
Kjo do të jetë hera e gjashtë që Spanja dhe Franca përballen në finalet e një kompeticioni madhor. Franca ka fituar 3 nga 4 ndeshjet e para të luajtura, ndërsa Spanja ka fituar për herë të fundit në një kompeticion madhor ndaj “gjelave” në Euro2012 kur dhe mori trofeun. Ndërkohë që një ndeshje ka përfunduar në barazim.