fbpx
E shtunë, 21 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri

Tirana Press by Tirana Press
29/08/24 - 12:12
in Sport
A A
Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri
15
VIEWS

Të gjitha dilemat mbi sezonin e ri të Champions League, shortin, formatin, ekipet pjesëmarrëse dhe gjithçka tjetër do të shuhen këtë të enjte, pasi në orën 18, ekipet do të njohin kundërshtarët e tyre.

Monaco është vendi që do të mirëpresë shortin, ku ndryshe nga vitet e tjera, formati është tjetër. Numri i ekipeve pjesëmarrëse në krahasim me edicionet parardhëse është rritur, nga 32 në 36 skuadra, konkretisht numrin më të lartë e kanë Italia e Gjermania me nga 5, Anglia, Spanjë, Francë me 4, Austri, Holandë, Portugali 2, dhe Belgjikë, Kroaci, Ceki, Skoci, Serbi, Sllovaki, Zvicër e Ukrainë që marrin pjesë me vetëm 1 ekip.

4 vazo me 9 ekipe secila, ndërsa çdo skuadër zhvillon 8 ndeshje, me nga 2 kundërshtarë për secilën vazo, e duke shmangur ato nga i njëjti kampionat, në përfundim do të shihen pikët e grumbulluara. Ndryshe nga më herët, të 36 ekipet do të renditen në një tabelë të vetem, ku grumbullimi i pikëve do të vendosë cila vijon më tej. Nga vendi i parë në vendin e tetë kalojnë në 1/16, nga vendi i 9-të te 24 do të përballen me njëra-tjetrën, ku 8 fituesit vijojnë më tej në Champions, ndërsa 8 të tjerat shkojnë në Europa League. Ekipet që renditen në grupe nga vendi i 25-36 eliminohen automatikisht.

Lexo mëShumë

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

Më tej faza me eliminim qëndron njësoj, ndërsa fitimet për ekipet dhe numri i ndeshjeve është rritur, ku në total janë 189 të tilla. Finalja e madhe luhet më 31 maj në Mynih, ndërsa pasditen e kësaj të enjteje gjithçka do të jetë edhe më e qartë kur ekipet të njohin kundërshtarët.

Kështu do të duken vazot përpara shortit të së enjtes:

Vazo e parë: Real Madrid , Manchester City, Bayern Munich, Paris Saint-Germain, Liverpool, Inter, Borussia Dortmund, RB Leipzig, Barcelona.

Vazo e dytë: Bayer Leverkusen, Atletico Madrid, Atalanta, Juventus, Benfica, Arsenal, Club Brugge, Shakhtar Donetsk, Milan.

Vazo e tretë: Feyenoord, Sporting Lisbon, PSV Eindhoven, Red Bull Salzburg, Young Boys, Celtic, Dinamo Zagreb, Lille, Crvena Zvezda.

Vazo e katërt: Monaco, Sparta Pragë, Aston Villa, Bologna, Girona, Shtutgart, Sturm Graz, Brest, Slovan Bratislava. 

Artikuj të Ndërlidhur

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë
Sport

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

09/09/24 - 09:01
209
Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit
Sport

Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

31/08/24 - 10:01
8
ZYRTARE/ Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare
Sport

ZYRTARE/ Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare

28/08/24 - 12:30
63
“Nuk e di kur do të ndodhë”, Ronaldo flet për lamtumirën nga futbolli: Tërhiqem te Al Nassr, në të ardhmen dua të…
Sport

“Nuk e di kur do të ndodhë”, Ronaldo flet për lamtumirën nga futbolli: Tërhiqem te Al Nassr, në të ardhmen dua të…

27/08/24 - 12:03
13
Next Post
Vodhi 15 000 euro në një banesë në Komunën e Parisit, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Vodhi 15 000 euro në një banesë në Komunën e Parisit, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.